Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar vendimin për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” te akorduar Veton Surroit.
Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.
Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.
Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
VERITAS.COM.AL