TIRANË- Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme.

Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.

Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton se mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.

Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat, për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.