Kanë kaluar 4 ditë që minatori Muharrem Plaku është i bllokuar brenda galerisë së kromit në Bulqizë, aty ku punonte prej 8 vitesh.

Kërkimi për gjetjen e minatorit 60 vjeçar  vazhdojnë nga ekipi i inspektim shpëtimit të minierave por me ritme të ngadalta dhe me mjete punë elementare. Minatorët e Bulqizës që kërkojnë shokun e tyre nuk kanë asnjë mjet tjetër vec lopatave dhe vagonëve si karroca dore.

Me kalimin e orëve ndërhyrja brenda minierës vështirësohet, edhe shpresat për të gjetur minatorin 60 vjeçar pakësohen.

Zv.ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës Ilir Bejtja deklaron se është ngritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë krijuar dyshimet e para se si ka ndodhur aksidenti.