Begaj gjithashtu ka pranuar edhe propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministre Shteti dhe Kryenegociatore me BE, si dhe emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Duka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, njofton institucioni i Presidentit.