Presidenti Bajram Begaj kalon në heshtje dy ligjet e shumë diskutuara, atë për kanabisin mjekësor dhe studentët e mjekësisë. Mbrëmjen e së hënës ishte afati i fundit kur Presidenti do të dekretonte ajo jo dy ligjet, që u miratuan në seancën e fundit në Parlament, më 20 korrik.

Ai ka vendosur të mos vendos firmën në dekret, por t’i kalojë ato në heshtje, një formë kjo që nuk pengon hyrjen e tyre në fuqi. Ligji për studentët prek vetëm ata të Mjekësisë, duke i detyruar ata të shërbejnë deri në 5 vite në shërbimin spitalor vendas dhe më pas të marrin diplomën e studimeve.

Kjo masë u morë nga qeveria më synimin ndalimin e largimit të bluzave të bardha nga vendi ynë. Këtë të martë përfundon dhe afati për dekretimin apo jo të ligjit për Akademinë e Shkencave.