Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka bërë një gjest të çuditshëm në takimin me presidentin Thaçi.
Diçka e pazakontë ka ndodhur dje gjatë një takimi në ndërtesën e OKB-së kur delegacioni i Kosovës është takuar me presidentin e BE-së, Donald Tusk.
Polaku ende pa u ulur i është drejtuar Thaçit për një fotografi që e kishte publikuar me presidenten kroate. “Të pashë me Kolindën në Instragam…”, ka thënë Tusk, derisa e ka drejtuar gishtin në drejtim të Thaçit.
Pas kësaj ka reaguar ambasadorja Çitaku duke thënë në shqip se Tusk “paska xhelozu”, ndërsa Thaçi në anglishten e tij të thyer është përgjigjur: “Strategjik partners, Kosovo end Kroejsha”.
Veritas.com.al/