Shqipëria po goditet qëllimisht për të sulmuar një nga sektorët strategjik të saj, turizmin. Kështu i sheh kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti protestat në Tiranë.
Sipas tij qëllimet janë dashakeqe dhe ato vijnë nbga Greqia dhe Serbia.

“Ne e shohim që këtu Shqipëria nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi, goditete tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, Serbia…sepse turizmi po i rrezikohet Greqisë nga Shqipëria. Që një shtet fqinjë sbënë të mendoj kështu për fqinjin e vet. Po ja që ka ndodhur, sepse deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate në Beograd? I njëjti që bënë fushatën dhe protestat në Serbi, bënë fushatën për protestat në Shqipëri”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se nuk po mbron kryeministrin e Shqipërisë, por po mbron vendin nga faktorët e huaj dhe se ai e ndjen për obligim kombëtar të mbaj një qëndrim të tillë.

“Dikush mund të ngrihet dhe të thojë, Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën? Jo. Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbset Shqipëria.” shton ai.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Ramush Haradinaj, i cili në një dalje publike për mediat tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta.

“Po më vjen marrë që i shoh bashkëkombasit në protestë…unë nuk do kisha shkuar”, thekson ai.

Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptare, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga VetëVendosja dhe simotra e saj VLEN

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *