Presidenti Donald J. Trump sot ka njoftuar vendimin e tij për të emëruar disa individë në poste kyçe të administratës së tij. Mes tyre ka njoftuar emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri,

zonjën Kathleen Ann Kavalec e Kalifornisë, që do trë jetë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Cila është Kathleen Kavalec?!

Zonja Kavalec ka mbi tre dekada eksperiencë si diplomate Amerikane. Aktualisht ajo është zëvendës ndihmës sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane. Kohët e fundit ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Punëve të Rusisë, zëvendës- shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara, në Misionin e UNESCO në Paris, Francë; zëvendësi- Koordinatore për Asistencë në Zyrën Europiane dhe drejtore për PArandalimin e Konfliktevenë Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimin dhe Stabilizimin.

Zonja Kavalec ka fituar tituj shkencorë nga Univesriteti California në Berkeley dhe nga Universiteti Georgetoën.  Ajo flet shumë mirë Frëngjisht, Rumanisht, Ukrainian, Rusisht, Spanjisht dhe Portugalisht.

Veritas.com.al/