Me fytyrë të ngrysur dhe në distancë, por megjithatë presidenti Meta e ka kryer ceremoninë e betimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Askush nuk ka kuptuar qartë pse Meta nuk e honepste Sandër Lleshaj, gjeneral dhe poliglot.

Por zoti Lleshaj ia doli.

Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshaj është betuar si ministër i ri i Brendshëm, në një ceremoni të shkurtër. Pasi ekzekutimit të himnit, Lleshaj u betua përpara Kushtetutës dhe më pas firmosi.

Rruga deri tek betimi i Lleshajt si ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar kështu Fatmir Xhafajn, pas dorëheqjes së këtij të fundit, ishte shumë e gjatë dhe e koklavitur. Mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama pati përplasje për dekretin, për shkak të gradës Gjeneral që mbante Lleshaj, siç u tha në Presidencë.

Por pasi Meta nuk e dekretoi Lleshajn herën e parë si ministër, propozimi për emrin e tij shkoi sërish në tavolinën e presidentit. Meta këtë herë, dekretoi emrin e tij si ministër.

Veritas.com.al/