Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio, i ka bërë dhuratë bluzën e ekipit të kombëtares italiane, kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Dhurata është dorëzuar gjatë vizitës së të dyve në ekspozitën “Italia 4 herë kampion”.

Zoti Tavechio i ka dhurua Ramës një fanellë të futbollistit të kombëtares italiane me origjinë arbëreshe, Antonio Kandreva.

Siҫ duket Rama ka mbetur i befasuar nga dhurata e Presidentit të Federatës.

“Shpresoja se do të ishte një fanellë e një lojtari të Juventusit dhe jo një të Interit e të Lacios, por gjithsesi do e pranoj edhe pse mendoj se do ja lë ta veshi djali im, se për mua është pak vogël”, ka thënë Rama.

Veritas.com.al/