Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot për vizitë treditëshe në Izrael, e cila zhvillohet disa ditë pas mosmarrëveshjes mes ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu anuloi një takim me Gabriel, i cili do të mbahej më 25 prill, pasi kreu i Ministrisë së Jashtme gjermane, refuzoi të anulojë një takim me anëtarët e organizatave joqeveritare, të cilat kritikojnë qeverinë izraelite.

Kryeminisatri Izraelit, Benjamin Netanyahu e akuzoi ministrin e jashtëm gjerman për takimin me ‘gruoe radikale ekstreme” disa ditë pasi lideri i krahut të djathtë e shpërfilli Sigmar Gabriel për takimin me organizatat e të drejtave të njeriut  që e trajtojnë ushtrinë e Izraelit si ushtri pushtuese ndaj palestinës dhe Bregut Perëndimor.

Në një intervistë me gazetën “Bild,” Netanyahu e quajti veprimin e Gabriel si ‘të pa takt”.

Mionistri gjerman  Sigmar Gabriel i tha gazetës “Bild” të Premten se nuk ndjen asnjë keqardhje për takimin kontroversial; dhe tha se po të ketë shans ‘do ta bëjë prapë’.

Në këtë stiutatë të tensionuar, presidenti i Gjermanisë Frank-ËWalter Steinmeier u ndje i detyruar që të marrë rrugën për në Izrael që të zbusë gjakrat.