Presidenti izraelit Isacc Herzog është takuar me Papa Leoni XIV në Vatikan.

Gjatë këtij takimi Herzog tha se Izraeli po bën gjithçka për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi.

“Izraeli mezi pret që një ditë popujt e Lindjes së Mesme të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *