Nga Liam Quinn | Fox News

Ish-Presidenti Jimmy Carter është shtruar në spital për një procedurë për të ulur presionin në trurin e tij.Carter, 95 vjeç u shtrua në Spitalin Universitar Emory në Atlanta të hënën, per një operacion të planifikuar për të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga Qendra Carter.

Deklarata thotë se presioni në trurin e tij është shkaktuar nga gjakrrjedhja “për shkak të rrëzimit të tij të fundit”.”Presidenti Carter po pushon i qetë dhe gruaja e tij, Rosalynn, është me të,” përfundoi deklarata.

Carter, ditëlindja e të cilit ishte ne 1 tetor, është presidenti amerikan me jetë më të gjatë në histori. Ish-presidenti pësoi lëndime gjatë një rënieje në shtëpinë e tij muajin e kaluar gjë që kërkoi të bëheshin qepje mbi vetull. Ai gjithashtu theu ijën pasi pësoi një rënie në shtëpinë e tij majin e kaluar ndërsa po behej gati të shkonte për të gjuajtur gjeldeti.

Ish presidenti njoftoi në vitin 2016 se nuk kishte më nevojë për rreze për të trajtuar kancerin, i cili ishte përhapur në forme njollash në trurin e tij.

Presidenti i 39-të shërbeu nga viti 1977 deri në vitin 1981, kur ishte në moshen e rreth te 50-tave.

Carter tha në fillim të këtij viti se ai shpresonte se duhet te “ketë një kufi moshe” për të mbajtur zyrën më të lartë të zgjedhur në Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/