Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani me anë të një deklarate për median, ka thënë sot rreth  mesditës se i ka përgatitur dhe plotësuar të gjitha kushtet për një tryezë dialogu, por Rama vazhdon ende me shantazhet.

“Institucioni i Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të Kryeministrit ndaj angazhimeve dhe përmbushjes së funksioneve kushtetuese të Presidentit të vendit.

Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike.

Presidenti i Republikës ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe realizimin e një dialogu politik midis maxhorancës dhe opozitës.

Por askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitetin e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe inegritetin e Institucionit më të lartë të Shtetit të shqiptarëve.

/Veritas.com.al/