Nga: Laert Skiro

Dy ditë pasi presidenti i Republikës kërkoi para publikut vetëm 20 burra për të përmbysur rendin Kushtetues, Amerika njoftoi se ka nisur disa helikopterë të modelit ‘Black Hawk’.

Vendosmëria e Amerikës për të qëndruar krah për krah me Shqipërinë është nënshkruar shumë herët. Ambasadorja e Amerikes, zonja Kim e përsëriti këtë betim sot teksa mbante ceremoninë e ardhjes së helikopterëve. Presidenti i Republikës, Ilir meta, e ka shpallur thuajse ‘ non grata’ ambasadoren e Amerikës dhe ëshhtë i gatshëm të sulmojë Amerikën me forca shtetëror ose terroriste të grumbulluara në rajon ose më gjerë. Ndryshe nuk mund të lexohen qëndrimet e tij kundër Amerikës duke qenë në krye të shtetit. Ai i ka shpallur luftë Amerikës, qoftë edhe suke deklaruar se ‘ një atentat i është përgatitur në Amerikë’, luftë që nuk mund të jetë private.

Antiamerikanizmi i shqiptarëve të Ballkanit, si një dukuri që u shfaq vetëm me pushtetin presidencial të Ilir Metës dhe Albin Kurtit në Kosovë, nuk ka dyshim se është reflekt i një ndërhyrjeje të rrezikshme nga forcat kundërshtare të Amerikës në rajon. Tentativa Meta- Kurti për të kthyer kursin e shqiptarëve kundër Perëndimit dhe Amerikës, lidhet me pagesat ruse, kineze ose turke. Edhe sikur këto pagesa sot të mos kenë fatura të shpallura, gjithçka duket se çon ujë në mullirin e devijimit të kursit.

Dje dështoi ëndërra e Kurtit për të mbajtur në dorë një qeveri anti- amerikane, ndërsa Ilir Meta duket i tulatur që nga momenti kur Amerika bën gati mbrojtjen e rajonit dhe kur aleati Kurti bie nga pushteti.

Pyetja se pse i duheshin vetëm ’20 burra’ presidentit Meta për të shkaktuar rrënimin e rendit dhe stabilitetit në rajon, duket naive. Por në fakt është thelbi i prapambetjes dhe vizionit prapthi të majtistëve ekstrem Kurti e Meta. Ata i drejtohen popullit ‘ sipas zakonit’, duke organizuar komitë dhe banda kundër shtetit kushetues. Në këtë mënyrë ata mendojnë se do të grumbullojnë edhe forca terroriste që vërtiten ose brenda Kosovës e Shqipërisë, ose edhe rretherrotull. Në vitin 1997 jemi dëshmitarë se në luftën e Vlorës si forca qeveritare erdhën paramilitarët e FARK të Bukoshit dhe militarë iranian që vërtiteshin në Bosnje.

VERITAS.COM.AL