Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët se çfarë do të bënte nëse do të shkarkohej tani nga Gjykata Kushtetuese.
Ai është përgjigjur duke thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha, teksa tha se s’do ketë asnjë fortifikim dyersh apo ndryshim bravash.
Ndër të tjera ai ka ashpërsuar edhe tonet me ndërkombëtarët duke thënë “Do marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre, o superbudallenj. Për ata, ju jeni yje”.
“Ju thoni nëse 24 korriku është sot! Unë do doja të ishte që dje. Nuk do ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e Presidentit. Nuk do blindohet asnjë gjë. Në 24 korrik u kam premtuar do bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit.
Është shtuar shumë gjatë kësaj kohe, sidomos me këto falsifikimet e fundit. Është shumë i irrituar por ne duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen, e cila është relative dhe dinamike. Nuk varet vetëm nga Presidenti. Kur palët sillen normalisht, presidenti sillet si danez. Ju e keni parë.
Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, mafioze, gjithë ata rilindas, vendas dhe ndërkombëtarë. Rilindas vendas mavi dhe blu. Dhe rilindas ndërkombëtarë kudo ku janë. Se do varrosin de fakto pluralizmin politik në Shqipëri, dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund.
“Do marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre, o superbudallenj. Për ata, ju jeni yje” tha Meta ndër të tjera.