Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale me temë:”E ardhmja e Ballkanit”, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik. Zoti Meta nuk është ndalur aspak në agjendat e disa politikanëve me ‘nacionalizma’, edhe pse në një situatë që duket se nacionalizmit po krijojnë tension në rajon.

”Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”,-u shpreh Meta.

Gjithashtu zoti Meta bëri thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.

”Largimi i të rinjve po ul potencialin e zhvillimit ekonomik të vendeve tona”, tha Meta teksa apeloj se duhet reaguar sa më parë.

Veritas.com.al/