Presidenti Ilir Meta, i cili prej ditësh ndihet i pavlerë në sferën politike për shkak të dekreteve nul dhe ngarkesave antiamerikane, ka vendosur që sot të ofrojë rrugë të arta për zgjedhjen e situatës që ai e quan ‘krizë’. Në ora 11.00 ka njoftuar një konferencë shtypi mbi zgjedhjen magjike që ofron. Por para se të shkojë në konferencë ka transmetuar një mesazh dhe dy filma nga diktatori aktual i Koresë së Veriut, Kim Jung dhe nga diktatori i vdekur Enver Hoxha.

Aii u ka uruar qytetarëve shqiptarëve një ditë të mbarë, ndërsa ka bërë sikur ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, por në fakt sulmin e ka të drejtuar ndaj Shteteve të Bashkuara.

Meta publikon një video, në të cilën shfaqet Enver Hoxha, duke thënë “Mobilizohuni të gjithë si një trup, që ta tejkalojmë planin tonë”, dhe pas tij del fotoja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, shkruan Meta.

Veritas.com.al/

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/483495409073809/?t=0