Pasi ka mbaruar detin dhe malet e Kosovës e të Tomorit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë. Kreu i Shtetit ka vendosur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, përkatësisht në Malin e Korabit.

Meta  njofton se bashkë me të është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i njohur i ‘Portokallisë’ në TCH, Bes Kallaku.

“Me ish futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit”, shkruan Meta.

Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra mbi nivelin e detit.

VERITAS.COM.AL/