KOMENT/

Presidenti Meta eshte betuar sot se do te shpalle zgjedhje parlamentare kur t’i doje qejfi. Ai thote se kete do ta beje edhe ne kundershtim me kushtetutesn e Republikes, e cila percakton se zgjedhjet e aprakoheshme mbahen kur Parlamenti humb maxhorancen deh nuk krijohet dot qeveria. Kushtetuta thote se data e zgjedhjeve percaktohet nga Presidenti vetem ne konsultim me partite parlamentare.

Por ai betohet se do te beje “çmendurine’, edhe pa u konsultua as me partite as me nenet e Kushettutes.

Sigurisht qe kjo nuk mund te ndodhe ne realitet, por ai kercenon. Cilin kercenon? PArlamentin qe po procedon per shkarkimin e Presidentit dhe vdte SHBA me te cilen i ka rrenuar marredheniet. Por edhe ky dekret mund te mbetet si dekreti i anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit

Për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se nuk do të ndjekë traditën e paraardhësve të tij duke u konsultuar paraprakisht me partitë politike. Por a është kjo një lëvizje e mirë menduar e presidentit për ta dekretuar datën e zgjedhje brenda këtij viti dhe jo qershorin e ardhshëm?

Presidenti bëri një parashikim aspak optimist për të ardhmen e integrimit Europian nëse reforma zgjedhore nuk do të jetë e gjithë dakortësuar.

Nga konferenca e përjavshme për mediat presidenti theksoi se ai do të qëndrojë larg sherrnajës që prodhon politika shqiptare në kryeqytet.

Disa muaj më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ish ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kërkuar falje pasi ishte keq informuar për reformën në drejtësi. Unë e pyeta zotin Meta nëse në dijeninë e tij edhe ambasadorja e re Yuri Kim po keqinformohet.

VERITAS.COM.AL