Presidenti i republikës,  Bujar Nishani ka njoftuar mbajtjen e një konference për median sot pasdite

Zyra e presidentit bën me dije se pas deklaratës së Nishanit gazetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen kreut të shtetit me pyetje.

“Ju bëjmë me dije se sot, e diel, datë 19 mars 2017, ora 18:00 Presidenti i Republikës,  Sh.T.Z. Bujar Nishani do të japë një konferencë për shtyp. (Do të ketë pyetje-përgjigje si dhe do te lejohet transmetimi direkt)”, thuhet në njoftimin e zyrës së medias të Presidencës.

Çfarë do të ketë konferenca e shtypit e presidentit; sot ditë e diele- e pazakontë për një konferencë të zakonshme?! Vendi po kalon krizë politike dhe kërkohet dorëheqja e qeverisë. Njëkohësisht kryetari i qeverisë imponon ministra me të kaluar kriminale në periudhën e  diktaturës komuniste.

/Veritas.com.al/