Presidenti i parlamentit Europian është detyruar të kërkojë ndjesë ditën e Enjte për mbrojtjen që i dha Benito Musolinit duke deklaruar se diktatori Fashist do të vlerësohet nga disa arritje pozitive.

Antonio Tajani, një politikan i qendrës së djathte, ka thënë se Duçe ka bërë disa “gjëra pozitive” si për shembull ndërtimin e rrugëve dhe urave para se të burgoste politikisht kundërshtarët, para se të zbatonte ligjet e diskriminimit drakonian kundër çifutëve italian, duke bërë aleanca me Hitlerin dhe duke e shtyrë Italinë drejt luftës.

“Ju nuk keni pse pajtoheni me metodat e tij… por le të jemi të ndershëm, Musolini ndërtoi rrugë, ura, ndërtesa, ambiente sportive, ai ribëri shumë pjesë të Italisë sonë”, tha ai gjatë një interviste në radio.

“Duke folur në përgjithësi nuk mendoj se veprimet e qeverisë së tij ishin pozitive. Por gjërat u bënë”, shtoi ai.

Pasi disa anëtarë të Parlamentit Europian dhe politikanë në Itali bënë thirrje për dorëheqje, zoti Tajani lëshoi një deklaratë ku kërkoi ndjesë për atë që ka thënë.

“Si një anti- fashist i bindur, unë kërkoj ndjesë para të gjithëve që janë ndjerë të fyer nga aho që thashë”,  tha ai.

Veritas.com.al/