Nga: Associated Press

Presidenti i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë në SHBA, (USCCB) ka kërkuar një hetim të paanshëm mbi akuzat e ish-nunit papnor në Shtetet e Bashkuara, sipas te cilit Papa Françesku ‘bëri një sy qorr ndaj abuzimit seksual’ të kryer nga Kardinali Theodore McCarrick.

Duke përsëritur angazhimin e tij për të ndjekur drejtësinë për viktimat, kardinali Daniel N. DiNardo tha se raporti i fundit prej 11 faqesh i kryepeshkopit Carlo Maria Viganò, i cili përmbante akuza të shumta kundër prelutëve të rangut të lartë duke përfshirë edhe Papën, nuk mund të shpërfillet.

“Letra e fundit e Kryepeshkopit Karlo Maria Viganò sjell vemendje të veçantë dhe urgjencë për këtë hetim” shkruante kardinali DiNardo në një deklaratë të postuar të dielën në faqen e internetit të USCCB.

“Pyetjet e ngritura meritojnë përgjigje që  te jenë përfundimtare dhe të bazuara në dëshmi,” tha ai. “Pa këto përgjigje, njerëz te pafajshëm mund të njollosen nga akuza të rreme dhe fajtorët mund të lihen të përsëritin mëkatet e së kaluarës”.

Kryesore nder hetimet e bëra nga ish-nunci ishte akuza që Papa Françesku kishte dijeni për regjistrimin e abuzimit seksual të Kardinalit McCarrick si dhe sanksionet që u sollën kundër tij nga Papa Benedikti XVI dhe ende zgjodhi të heqë këto sanksione dhe të kthejë kardinalin në një pozitë influence.

Kërkesa e kardinalit për “përgjigje” është pasuar nga një refuzim i Papa Françeskut të shtunën për të thënë kur ai së pari mori vesh për abuzimin homoseksual të kardinalit McCarrick të seminaristëve dhe priftërinjve.

“E lexova ketë deklaratë sot ne mëngjes”, u tha papa gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje për vërtetësinë e raportit.

Duke i ftuar gazetarët që të lexojnë vetë deklaratën dhe të nxjerrin përfundimet e tyre, ai tha: “Nuk do të them asnjë fjalë për këtë”.

Anna Matranga e CBS News shkoi më tej, duke pyetur, “Kur ishte hera e parë që keni dëgjuar për abuzimet e kryera nga ish-kardinali?”

Papa ka hezituar më tej, duke refuzuar t’i përgjigjej pyetjes drejtpërdrejt.

“Kjo del në deklaratën lidhur me McCarrick. Studioje dhe pastaj unë do të flas”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, Kardinali Di Nardo ka kërkuar një Vizitë Apostolike për të bashkëpunuar me një komision kombëtar laik me autoritet të pavarur për të kërkuar të vërtetën lidhur me veprimet e këqija te Kardinalit McCarrick.

“Dje, kam mbledhur Komitetin Ekzekutiv tonin edhe një herë, dhe ai riafirmoi kërkesën për një shqyrtim të shpejtë dhe të thelluar mbi atë se si gabimet e rënda morale të një vëllai peshkop mund të kishin qenë toleruar për kaq kohë dhe nuk kane demonstruar asnjë pengesë në avancat e tij”, – shkruante ai të hënën.

Kardinali gjithashtu tha se po kërkonte një audiencë me Papën për të kërkuar mbështetjen e tij për planin e veprimit të peshkopëve.

“Ky plan përfshin propozime më të detajuara për: të kërkuar këto përgjigje, për të bërë më të lehtë raportimin e abuzimeve dhe sjelljeve të këqija nga ana e peshkopëve dhe të përmirësojë procedurat për zgjidhjen e ankesave kundër peshkopëve”, tha ai.

Thirrja e kardinalit për një hetim mbi akuzat e formuluara nga ish-nunci apostolik u pasua nga apele te ngjashme nga dy nga vëllezërit e tij peshkopë gjatë fundjavës.

Veritas.com.al/