Nga zyra e Presidentit të Republikës është shpërndarë për media kjo deklaratë:

‘Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend.

Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu’.

Pas kësaj, kryetari i Opozitës, Basha ka thënë se është i gatshëm të ulet në bisedime mes tij dhe kryeministrit Rama, në prani të Presidentit të Republikës. Edhe kryeministri Rama ka thënë ‘po’, por ‘o tani në sekondë,  o kurrë!’.

Veritas.com.al/