(FOTO: Gjyqtari i emëruar Amul R. Thapar)/

Presidenti Donald Trump njoftoi se bëri emërimin e parë në gjykatën federale të Apelit, sot, e Martë. Presidenti ka emëruar Amul R. Thapar nga Kentucky për në Gjykatën e Apelit për Qarkun e Gjashtë.

Gjykatësi Thapar së fundmi ka shërbyer në Gjykatën e Distriktit ,ë Distriktin Lindor të Kentucky. Shtëpia e Bardhë dha lajmin se më parë, në vitin 2008, Thapar ishte emëruar nga presidenti George W. Bush si gjyqtar. Thapar është djali i një emigranti Indian-Amerikë; ai ishte gjykatësi i parë i Artikullit lll me prejardhje nga Azia Jugore.

Pasra se të bëhej gjykatës, Thapar shërbeu si prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Kentucky dhe asistent Prokuror i Shteteve të Bashkuara në Distriktin Jugor të Ohio dhe në Distriktin e Columbia- sipas Shtëpisë së Bardhë.

/Veritas.com.al/