Presidenti Donald Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve nga Siria drejt Shteteve të Bashkuara deri në një urdhër tjetër.
Gjithashtu ka urdhëruar pezullimin e dhënies së vizave për gjashtë kombësi të tjera, kryesisht vende Muslimane, duke përfshirë Iranin, Irak, Jemen dhe Libia. Pezullimi është bërë për tre muaj.
Zoti Trump tha se masat janë marrë si pjesë e masave të reja për “të mbajtur terroristët radikal Islamik jahstë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë lëvizje, duke thënë se nuk ka lidhje mes refugjatëve nga Siria dhe terrorizmit në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump i firmosi urdhrat pas ceremonisë së betimit të James Mattis në Pentagon.
Teksti i urdhrit është shpërndarë disa orë pasi ishte firmosur. Mes masave të parashikuara janë:
Anulimi i Programit për Pranimin e Refugjatëve në SHBA, për 120 ditë.
Ndalimi i refugjatëve nga Siria deri sa të arrihet një “ndryshim i kënaqshëm”.
Anulim prej 90 ditë i çdo hyrjeje nga Iraku, Siria, Sudani, Somalia, Jemeni, me përjashtim të kategorisë së sigurt të vizave, siç janë ato diplomatike.
Të jepet prioritet aplikimeve të refugjatëve që janë të persekutuar për shkak të besimit, por vetëm në rastet kur këta i përkasin minorancës fetare në atdheun e tyre.
Kapakun e numrit të madh të refugjatëve të ardhur në Shtetet e Bashkuara, prej 50,000 refugjatësh vetëm në vitin 2017- e vuri Obama- paraardhësi i presidentit Trump.
/Veritas.com.al/