Presidenti Donald Trump ka mbrojtur të emëruarën e tij si Drejtore e CIA, pasi ajo ofroi të tërhiqej nga posti mes shqetësimeve që janë ngritur mbi rolin e saj në teknikat e ashpra gjatë pyetjeve, të cilat janë konsideruar si tortura.
Zoti Trump tha se Gina Haspel kishte “ardhur nën sulme sepse ajo është shumë e ashpër ndaj terroristëve”.
Zonja Haspel, e cila përballet një seancë të fortë dëgjese për konfirmim në Senat ditën e Mërkure, tani ka vendosur të mos tërhiqet.
Ndarja shumë e ngushtë 51-49 mes partive në Senat e bën konfirmimin jo të sigurt.
VERITAS.COM.AL/