Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra drejtorin e FBI, Comey,  për shkak të trajtimit të hetimeve ndaj emaileve të Hillary Clinton, tha administrata.

Ishte shokuese në Uashington kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se James Comey “është ndërprerë dhe larguar nga detyra”.

Por Demokratët thonë se arsyeja e shkarkimit është se ‘po hetonte lidhjet e dyshuara’ mes fushatës së  Trump dhe Rusisë- sipas BBC.

Por pse Comey shkarkohet pikërisht tani?- pyet Breitbart News; dhe shton: Përgjigja është e thjeshtë. Një ditë më parë, ish drejtori i Inteligjencies Kombëtare, Jamës Clapper përsëriti, nën betim, se i ka thënë Chuck Todd të NBC News në programin ” Meet the Press” më 5 Mars- se nuk kishte prova mbi ndonjë marrëveshje të fshehtë mes fushatës së Trump dhe qeverisë së Rusisë. Kjo i dha administratës së Trump të drejtën administratës së Trump për ta larguar menjëherë Comey- gjë që thjesht nuk e kishte bërë më parë.

Shkarkimi i zotit  erdhi sapo dolën në shesh se zoti Comey ka dhënë informacione të pasakta mbi email-et e zonjës Clinton në Kongres javën e Kaluar.

Zoti Comey po fliste me agjentët në Los Angeles kue, sipas Neë York Times, ai mësoi se sapo ishte shkarkuar nga detyra kur po shikonte lajmet në Televizion.

56 vjeçari, i cili ndodhej në këtë detyrë katër vjet për mandatine  tij 10 vjeçar si drejtor i FBI- raportohet se qeshi me lajmin duke menduar se ishte një shaka.

Shtëpia e Bardhë tha se kërkimi për pasardhësin e Comey do të fillojë menjëherë, Kjo është hera e dytë që ndodh që drejtori i FBI të shkarkohet.

/Veritas.com.al/