Presidenti Trump do ta financojë murin me Meksikën me 20 për qind të taksave të vjela nga importet e Meksikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka planifikuar që fondi për ndërtimin e murit në jug në kufi me Meksikën të përballohet me 20 përqindëshin e taksave të marra nga importet e Meksikës.

Vendi i Trump vjen pasi presidenti i Meksikës mohoi që të financojë për murin, duke anuluar edhe vizitën në Shtetet e Bashkuara.  Presidenti i Meksikës mbeti edhe pa vizitën në Shtëpinë e Bardhë që do të ishte një dritare për marrëdhënie të mëtejshme me Shtetet e Bashkuara; po kështu edhe pa “karshillëkun” se “nuk financoj për murin”.

Meksika zyrtare ka dënuar sot sugjerimin e presidentit Trump që fondi të paguhet nga taksat e  Meksikës.

Ministri i Jashtëm, Luis Videgaray tha se kjo taksë e Meksikanëve do të rrisë çmimin e mallrave për amerikanët.

Sidoqoftë, tronditja e  manifestuar nga autoritetet e Meksikës tregojnë për një situatë të vështirë të pamenduar prej tyre.

/Veritas.com.a/