Duket se është një mal me kritika ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas takimit në Helsinki me presidentin e Rusisë, Putin, mbi pohimet e tij mbi ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Gjatë samitit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Finlandë, zoti Trump u vu në kontradiktë me agjencitë e inteligjencies të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Rusia nuk ka arsye që të ndërhyjë.

Një nga krerët e Republikanëve në Kongresin  Amerikan, zëdhënës i Dhomës së Republikanëve, Paul Ryan, tha se zoti Trump duhet të shikojë se “Rusia nuk është aleati ynë”.

Rusia është përgjegjëse për “përpjekjet e vazhdueshme dhe depërtuese“ për të minuar demokracinë në Shtetet e Bashkuara, tha Drejtori i Inteligjencies Kombëtare, Dan Coats.

Zoti Putin i mohoi deklaratat.

Ditën e  Hënë, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti i Rusisë mbajtën afërsisht dy orë bisedime kokë më kokë, pa praninë e këshilltarëve të tyre në kryeqytetin finlandez, Helsinki.

Veritas.com.al/