Po mbahet në Tiranë Konferenca me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet po zhvillohen në tre panele, ku në fokus të diskutimeve është reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese.

Në panelin për reformën në drejtësi, mbajti fjalën presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, e cila i vlerësoi si madhorë hapat e bërë nga Shqipëria drejt reformimit të sistemit gjyqësor.

Ajo theksoi se këtë qëndrim e kanë shprehur qartësisht në opinionin e vitit 2016 të këtij komisioni për procesin e Shqipërisë.

“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha Suchocka.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *