
Kryeministri Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si ministren e re të Punëve të Brendshme.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama teksa ndau disa nga problematikat, tha se anëtarësimi në BE i vendit, kalon edhe përmes sfidave komplekse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“T’i bashkohen kësaj nevoje shumë të madhe për të pasur cilësi të re, sepse anëtarësimi në BE dhe ngritja e flamurit kombëtar në majë, kalon edhe përmes kësaj sfide kaq komplekse në Ministrinë e Brendshme. Na duhet në të gjithë këto aspekte, që mund të mos jenë kaq të dukshme, të veprojmë me shumë ritëm, domosdoshmëri dhe shumë vizion, duke u hapur ndaj teknologjisë maksimalisht. Të shkosh, të lutesh për të marrë mbështetje, mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe ata që t’i japin këto, të pyesin, ku ka mbetur puna? Është kulmi, është e pabesueshme. Kjo nuk mund të ndodhë më. Duhet t’i çojmë punët përpara”, theksoi ai
Komente