Princi Charles mbajti kontakte me një ish peshkop që më vonë u burgos për abuzimin e te rinjve dhe herë pas here i jepte atij para për shkak se ai ishte mashtruar për krimet e tij, i ka thënë ai hetuesit të pavarur mbi abuzimin seksual ndaj te miturve.
Në një deklaratë me shkrim që do të lexohet në hetimet javën e ardhshme, Princi i Uellsit ka thënë se nuk ka kuptuar se vënia nen liri me kusht i Peter Ball për faj të rëndë në vitin 1993 e përfshinte ne pranim te fajit, sipas një raporti në Times.
Në deklaratën, e përshkruar si një draft, Charles tha se kishte “dekada korrespondence” me Ball dhe herë pas here i dërgonte “dhurata të vogla ne forme parash, siç bëj për shumë njerëz në nevojë”.
Ish peshkopi e ka përshkruar princin si një “mik besnik”.
Ball u ftua për të dhënë kungimin në Highgrove, shtëpia e princit, për te predikuar në funeralin e Bruce Shand, babait te Dukeshes së Cornwall, në vitin 2006 dhe jetoi në një prone te Dukatit te Cornwall nga 1997 në 2011.
Charles ka thënë se peshkopi i tha atij se ai kishte qenë i përfshirë në një “pakujdesi” dhe se një individ me një ndjenjë inati ishte duke e persekutuar atë.
Princi ka shtuar: “Nuk isha sigurisht ne dijeni per domethënien apo impaktin ndaj kujdesit… Ndërsa vura re se Peter Ball ka përmendur fjalën në një letër per mua në tetor të vitit 2009, nuk isha në dijeni deri tani vonë se një kujdesje në fakt sjell një pranim të fajit “.
Ai shprehu keqardhje të thellë personale qe ishte mashtruar nga Ball.
Veritas.com.al/