Uashington (AFP) – Trashëgimtari i monarkisë së rrëzuar Iraniane parashikoi të Mërkurën se regjimi klerik do të shembet brenda disa muajsh dhe u bëri thirrje fuqive perëndimore të mos negociojnë me të.

Reza Pahlavi tha se protestat e mëdha që shpërthyen në nëntor dhe përsëri këtë muaj, pas rrëzimit aksidental të një avioni pasagjerësh Ukrainas, i kujtuan atij kryengritjen që rrëzoi babanë e tij në fillim të vitit 1979.

“Eshtë vetëm çështje kohe që ajo të arrijë kulmin e saj final. Unë mendoj se jemi në atë modalitet,” tha ish-princi i kurorës ne një konferencë shtypi në Uashington, ku ai jeton afër në mërgim.

“Këto janë javë ose muaj qe i paraprijne kolapsit përfundimtar,jo të ndryshëm me tre muajt e fundit në 1978 para revolucionit,” tha ai.

Ndërsa aktivistët e mërguar kanë parashikuar në mënyrë rutine rënien e regjimit, Pahlavi tha se Iranianët “mund të nuhasin mundësinë për herë të parë në 40 vjet këtë herë”.

Trashëgimtari i Fronit te Palloit 59 vjecar, i cili nuk ka qenë në Iran që kur ishte adoleshent, citoi si provë atë që ai e quajti një lehtësim të frikës mes protestuesve dhe distancimit në rritje të reformistëve të vete-pershkruar nga regjimi Islamist.

Në një fjalim në Institutin Hudson, Pahlavi mbështeti gjeresisht fushatën “e presionit maksimal” të Presidentit Donald Trump që ka kërkuar të izolojë regjimin Iranian përmes sanksioneve të ashpra, duke thënë se negociatat e kaluara kanë dështuar.

“Ka kohë që kemi pranuar që ky nuk është një regjim normal dhe se nuk do të ndryshojë sjelljen e tij,” tha Pahlavi.

“Bashkatdhetarët e mi e kuptojnë se ky regjim nuk mund të reformohet dhe duhet të hiqet.”

Iranianët “presin që bota të tregojë më shumë se sa mbështetje morale. Ata presin që të mos hidhen nën autobus në emër të diplomacisë dhe negociatave”.

Trump më parë mbante shpresën e negociatave por kohët e fundit tha se ai ishte i pakenaqur me bisedimet dhe urdhëroi vrasjen e një gjenerali të lartë iranian, Qasem Soleimani.

Pahlavi, babai i te cilit me orientim perëndimor ishte aleat i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, ka minimizuar perspektivat për restaurimin e monarkisë.

Ai thotë se dëshiron të mbështesë një koalicion të gjerë te Iranianëve që do të zëvendësojnë regjimin me një demokraci laike.

I pyetur nëse ai mund të përfaqësojë të gjithë Iranianët, Pahlavi tha: “Nuk ka të bëjë me mua, është për popullin e Iranit”.

“Ju mund të mos ju pëlqejë mesazhuesi,por a ka diçka që nuk shkon me mesazhin?”

VERITAS.COM.AL/