Ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës shkresa e dërguar nga prokuroria e Tiranës në lidhje me ekzekutimin e vendimit me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji. ABC News sjell pamjet nga momenti kur postieri mbërrin në ambientet e policisë.
Më herët, prokuroria dërgoi shkresën edhe në Kuvend, i cili pritet që të nisë procedurat për ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Nga ana tjetër, Këshilli i Mandateve refuzoi kërkesën e PD-së dhe vendosi që të mos mblidhet për Salianjin, teksa sqaroi se vendimi për deputetin do të zbatohet automatikisht, pas dënimit të tij me 1 vit burg./abcnews.al