Partia Demokratike ka njoftuar mediat se sot në ora 13. 00, “Partia ka një dalje të jashtëzakonshme” për mediat. Në njoftim nuk thuhet se cili do të dalë dhe për çfarë do të flitet.
Burime të pa- shpallura brenda lidershipit të PD thonë se pritet dorëheqja e kryetarit, Lulzim Basha. Arsyet e dorëheqjes lidhen me pritshmërinë e deklaratave të Saimir Tahirit, i cili ka shumë për të thënë për marrëdhëniet e tij me kryetarin e PD. PD kohët e fundit nisi luftën kundër ministrit Faatmir Xhafa, duke anashkaluar Saimir Tahirin.
Njoftimet brenda PD thonë edhe se mes Saimir Tahirit dhe Lulzim Bashës ka edhe një mirëbesim më të madh, pasi ata janë të afërm familjarisht për shkak se gruaja e Bashës është kushërirë e Tahirit.
Por kryesisht dorëheqja e Bashës argumentohet me aferat e tij me kompani ruse për lobingun në Shtetet e Bashkuara.
Veritas.com.al/