Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama do ta vijojë turin e takime me diasporën dhe emigrantet në New York.

Ai do të takohet me qytetarët shqiptarë sot, ndërsa në ekranet gjigante të Times Scuare u shfaq njoftimi i këtij takimi.

Ky takim në New York vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.

“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, u shpreh ai më parë.

Në javën e parë të nëntorit, turi i kryeministrin me diasporën do të vijojë me shqiptarët në Selanik.

Në takimin me shqiptarët e Amerikës, kryesocialsiti Edi Rama iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.

“Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha Rama.