(FOTO: Sot në KQZ)/

Aktualisht po zhvillohet mbledhja e KQZ për të gjykuar mbi kërkesën e KQZ për heqjen e mandatit të deputetit për dy deputetë: Rakipi i PDIU dhe Rahovica i LSI.

Kërkesa e prokurorisë bazohet mbi hetimet e kryera në shtetin Italian, ku të dy deputetët, para se të zgjoheshin deputetë, ishin ndaluar nga policia Italiane për shkak të krimit të vjedhjes së kryer nga të dy.

Sipas ligjit të Kuvendit mbi shpalljen e të dhënave të deputetit, Prokurorisë konstatoi se asnjëri nga dy deputetët nuk e kishte dëshmuar aktin kriminal të kryer në Itali. Për këtë kërkoi heqjen e mandateve.

Por në mbledhjen e kaluar KQZ e dominuar politikisht nga PS dhe LSI kërkoi ‘të dhëna shtesë’ ndaj Prokurorisë. Sot është dita që gjykohen edhe të ‘dhënat shtesë.

Deri tani mësohet se KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të deputetit Rakipi, Sollaku, dhe puna duket në rrugën e heqjes së mandatit. Sot ka ndryshuar gjithë klima në KQZ. Përfaqësuesit politik  të PS, LSI janë këshilluar që të pranojnë vendimin e KQZ për heqjen e mandateve.

Të dhëna nga mediat dëshmojnë se për të arritur në këtë vendim ka ndihmuar Ambasada e SHBA në Tiranë, që ka kërkuar ‘zbatim të ligjit’ mbi peshqit e mëdhenj.

Veritas.com.al/