L. Skiro
Kësaj here, takimet rutinë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Meta, kanë pësuar një ndryshim të madh.
E para dhe më e thjeshta, se takimi kësaj here u zhvillua ditëne hënë dhe jo të mërkurrë, siç ishte bërë zakon. Sot, e hënë, që në mëngjes herët, madje mjaft para orës 10.00, Ilir Meta, bashkë me dy shefa të Partisë së tij, është nisur për në zyrën e Edi Ramës
E dyta, ndryshimi qëndron në faktin se edhe mediat po e quajnë jo takimi “Rama- Meta”, siç kishte ndodhur deri tani, por takimi “Meta- Rama”. Ilir Meta ka marrë mbi vete dhe para përfaqësuesve ndërkombëtar, rolin kryesor në procesin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi po konsiderohet kush themelor për Shqipërinë që të bëjë hapa të tjerë drejt BE. Takimi i ramës me kryetarin e opozitës, Basha, doli pa rezultat. Gjatë ditëve kur kryeministri ndiqte në Francë Euro 20116, kryetari i Kuvendit mori rolin kryesor në proces. Ai ftoi në takim kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe të dy së bashku bënë një hap përpara.
Kryetari i Kuvendit, Meta, deklaroi publikisht se nuk e kishte mësuar deri tani cila ishte pengesa. “Tani që e mësova, do të bëj më të mirën për ta zgjidhur”, deklaroi ai. Pengesa ndodhej te formula e vendeve të rezervuara në organet drejtuese të Drejtësisë, që sipas Opozitës, është mbajtur peng nga Rama. Basha deklaroi se opozita është gati të votojë draftin e Reformës pas zgjidhjes së kësaj çështjeje, për të cilën është shprehur edhe Komisioni i Venecias.
Edhe pse Kryeministri Rama ka deklaruar se “kurrë nuk do të tërhiqet nga pozicioni i tij”, Ilir Meta deklaroi se “do të përpiqem për zgjidhje.
Prandaj kryetari i Kuvendit ssot që në mënghjes ka shkuar në zyrën e kryeministrit së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Manjani, dhe kryetarin e grupit të vet Parlamentar, Vasili.
Aktualisht në zyrën e qeverisë po vazhdojnë të diskutojnë rreth kësaj çështjeje, edhe pse ka kaluar më shumë se dy orë.
Për këtë arsye, ky takim quhet jo “Rama- Meta”, por “Meta- Rama”. Sepse Meta mori rolin determinues, sa negociator aq edhe kusht për votat në Kuvend.
Takimi akoma vazhdon. Pritet deklarata çfarë ka ndodhur