Në Vlorë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja Belinda Balluku, kanë vizituar termocentralet lundruese.

Funksionimi i dy anijeve për prodhimin e energjisë, sipas Kim, është i rëndësishëm në këtë situatë në të cilën ndodhet bota.

Po ashtu ka shtuar se 150 deri në 200 familje shqiptare do të mund të funksionojnë vetëm falë prodhimit të energjisë elektrike falë këtyre dy njësive.

“Kjo është e rëndësishme për diversifikimin e burimeve të energjisë më të sigurta e më të begata. 150 deri në 200 mijë shtëpi që do të funksionojnë falë këtyre anijeve. Shqipëria do të ketë energjinë për të cilën ka nevojë në këtë kohë të rëndësishme”, ka vijuar Kim.

Kurse për Ballukun, falë dy anijeve prodhuese, do të kursehet rreth 60 për qind e parave nga ajo që do të importohej për energjinë që mungonte.

Dhe se në vitin 2023, çdo mgw/orë do të kushtojë 529 euro, ndërsa prodhimi i energjisë në këto anije do të jetë përafërsisht gjysma e kësaj shume.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë energjetike, do të prodhohet 15 për qind e nevojës vendase dhe do të kursejmë rreth 60 për qind e parave nga ajo që do të importohej për energjinë që na mungonte”, ka ravijëzuar ministrja.