Duket si titull libri ose filmi, por në fakt është veç një letër publike që ka shkruar Prof. Et’hem Ruka, ish deputet i PS dhe ministër i Arsimit në qeverinë Nano ku ishte ministër edhe Edi Rama. Letra zë fill nga një akuzë që ka bërë publikisht Edi Rama, kryeministër aktual, q nga Galeria e Artit New York ku ka ekspozuar pikturat e tij. Një publiku shqiptaro- amerikan, Rama i ka rrëfyer se si “dikush, një ministër i Arsimit (dmth., Et’hem Ruka) ia paska vjedhur pikturat.

“Ishim në mbledhje qeverie. Ministri më rrinte pranë. Unë pikturoja. Ai më thoshte “ta marr unë këtë…, ta marr edhe këtë”. Kështu më firuan pikturat. M’i vodhi Ministri i Arsimit”

Kështu thotë Edi Rama që nga New York.

Prof. Et’hem Ruka i përgjigjet të akuzës me një letër publike.

Ja çfarë shkruan:

Unë, “hajduti” i pikturave të Ramës!

Lexova me vëmendje intervistën e Zotit Rama lidhur me ekspozitën e fundit te pikturave ne SHBA dhe u ndjeva u ndjeva mire dhe keq. Ndoshta humori i Ramës ne këtë interviste nuk është kuptuar mire. Është e vërtetë se unë i kam marre Ramës rreth 70 piktura te bëra ne mbledhjen e qeverise. Vura re se mbasi mbaronte një vizatim e hidhte ne kosh. Me vinte me te vërtet keq dhe i kërkova te m’i falte duke i firmosur dhe shkruar “Pr. Rukës”. Sigurisht dhe datën. Pak e nga pak koleksioni i shtua.

Kur Z. Rama u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane, u akuzua për shpërdorime, ndaj dhe me nismën e PD u ngrit një komision hetimor. Ne atë kohe unë shkrova një artikull ne mbrojte te Rames me titull “Rama, ky Hausman i vogël” ku beja një paralele mes prefektit te Parisit ne vitet 1850 qe rindërtoi Parisin e sotëm dhe Rames si kryetar bashkie qe transformoi Tiranën. Fola ne telefon me Ramen per shkrimin dhe ai me ftoi ne Bashki për një kafe. Kur mbërrita aty, i thashë Rames: “Ato qe thonë ata te PD për ty s’janë gjë. Korrupsioni yt është ne këto dy dosje; dhe, i hodha ne tavoline dy dosjet ku ishin sistemuar pikturat e tij”.

Ne fillim ai u trondit, por sa hapi dosjet u habit me koleksionin e pikturave qe vetë mi kishte falur. Aty kuptoi se puna e tij kish vlere. Me falënderoi dhe u ndamë miqësisht. Qe nga ai çast ai filloi t’i mblidhte vetë pikturat qe bënte. E bëra këtë shpjegim për t’i freskuar kujtesën Rames për te vërteten e “hajdutërisë” sime” për pikturat e tij. Gjithçka tjetër nuk është aspak e vërtetë. Gjeja qe falet, falet. Ne komentet e bëra nga shtypi dhe rrjetet sociale për këtë çështje, u ndjeva keq. Nëse une nuk do kisha mbledhur ca nga pikturat e para te Rames, ndoshta ato do kishin përfunduar ne koshin e kryeministrisë dhe zor se Rames do ti kishte vajtur mendja te ruante punën e vet dhe te hapte sot ekspozita. Edhe unë kam ndërmend te hap një ekspozite me to ose te përgatis nje botim”.

/Veritas.com.al/