Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri, në vijim të publikimit të raportit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, duke theksuar se raporti i këtij viti vjen në një moment vendimtar për procesin e negociatave të anëtarësimit.

Ai nënvizoi se tashmë janë hapur 5 nga 6 kapitujet dhe po punohet për hapjen e grupit të fundit të kapitujve, duke e cilësuar këtë një mundësi unike për të testuar aftësinë dhe vullnetin e Shqipërisë për të përshtatur legjislacionin sipas standardeve të BE-së.

“Më lejoni të them që dje KE miratoi paketën e zgjerimit, dhe raportin për Shqipërisë. Raporti i këtij viti publikohet në një moment shumë të rëndësishëm për procesin e  integrimit të Shqipërisë në BE 5-6 kapitujt janë hapur dhe tani po punohet për hapjen e grup kapitullit të fundit. Doja që të përgëzoja autoritetet shqiptare për këtë punë të shkëlqyer. Tani duhet që të shfrytëzojmë këtë mundësi unike në procesin e negociatave të anëtarësimit, pasi po hymë në një fazë vendimtare. Është një fazë ku do të testohet aftësia dhe vullneti i Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin e Europian dhe për të përshtatur legjislacionin sipas standardeve të BE-së”, tha Gonzato.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *