Rama: Diella nuk do veprojë në mënyrë të pavarur por do të jetë në çdo hap e auditueshme, gjithë procesi që do zhvillohet në rrugë dixhitale, do jetë sipas kërkesave të dokumentacionit përkatës. Kushdo që do të dojë ta shohë me sytë e njeriut procesin, do mund ta shohë. Asgjë nuk do jetë e pagjurmueshme në auditimin e hapave që sollën vendimin.

Vendimin përfundimtar do ta marrë sërish komisioni përkatës, bazuar me të dhënat që Diella do vendosë në tavolinë. Eficensa e sistemit do të jetë sic na ka impaktuar gjithcka që ka të bëjë me AI.

Ajo që kam mësuar me këtë process është se prokurimet janë një fushë ku njerëzit që merren me to duhet të kenë një nivel të lartë përgatitje. Nuk janë procese që bëhen me kollajllëk, janë procese që kërkojnë ekspertizë dhe integritet moral po edhe profesional.

Sfida jonë ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme, zhvillohen mijëra prokurime cdo vit, janë përfshirë mijëra njerëz, që duhet të kenë nivel profesional për vlerësimet e duhura. Mangësitë nuk janë domosdoshmërisht me ndërhyrje, por me mungesën e ekspertizës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *