Ka shkuar në 2 numri i kandidatëve për të marrë kreun e Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë ishte Adnan Xholi, ai i cili shfaqi interes, ndërkohë që sot ka dorëzuar kandidaturën edhe prokurori Edvin Kondili.
“Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH si plotësues e SPAK. Garantimi total e pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit e dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta.
Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qartë hetimi. Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjencitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor”, është shprehur ai.
Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punoi prej vitit 2004 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare.
Një ndër dosjet e bujshme që ka ai në dorë është ajo e koncesioneve në shëndetësi