Nga Paulina Dedaj | Fox News
Prokurori i përgjithshëm, Bill Barr ka akuzuar kongresmenët Demokrat ditën e Premte për “përdorimin e çdo mjeti” për të “sabotuar” administratën Trump, duke krijuar kështu një precedent “të rrezikshëm” që lë të nënkuptohet sikur qeveria është ilegjitime.
Gjatë fjalimit të tij në darkën e Federalist Society, në Uashington, Barr solli në kujtesë “rezistencën” e qëllimshme, duke akuzuar ligjvënësit liberal për një sulm deri në themelet e Kushtetutës.
“Thellësisht admiroj presidencën Amerikane si një institucion politik dhe kushtetues” tha fillimisht. “Fatkeqësisht për disa dekada të fundit ne kemi parë shkelje mbi autoritetin ekzekutiv nga degë të tjera të qeverisjes”.
Barr tha se “orteku i thirrjeve dhe përpjekjet konstante për të shmangur funksionimin e administratës së Trump kanë shërbyer vetëm “për të ulur aftësitë” e pushtetit ekzekutiv.
“Menjëherë pasi presidenti Trump fitoi zgjedhjet , kundërshtarët inauguruan atë që e quajtën “rezistencë”, dhe erdhën rrotull për të krijuar një strategji për përdorimin e çdo mjeti dhe manovre për të sabotuar funksionimin e degës ekzekutive dhe të administratës së tij”.
“Kosto e këtyre pengesave është reale”, vazhdoi ai.
Barr e lidhi gjuhën e përdorur nga kundërshtarët e Trump ndaj këtyre grupeve të tilla që i kapërcejnë sjelljet e militantëve për të kapur qeverinë
VERITAS.COM.AL/