Në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia ( DNA) dhe në funksion të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u zhvillua sot një konferencë në Tiranë.

Prokurori i Romës tha se grupet shqiptare kanë hyrë fuqishëm në Itali. Por nga ana tjetër dhe italianët po operojnë në Shqipëri. Sipas tij, mafia italiane po kryen aktivitete dhe po investon para në territorin shqiptar.

Është vërtetuar prania në Shqipëri e eksponentëve të kriminalitetit të lartë italian, të kriminalitetit mafioz, nga ana tjetër ekziston prania e subjekteve kriminale shqiptare në Itali, të cilët veprojnë në mënyrë të afërt me eksponentë të krimit të organizuar italian dhe kriminaliteteve të vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Duhet bashkëpunim, kërkim i përbashkët i provave që të dërgojmë në proces kriminelët italianë apo të huaj qofshin”, tha ai.

Më tej prokurori deklaroi se integrimi në BE duhet të shoqërohet me masa sa i takon luftës kundër krimit. Sipas tij, krimi nuk sjell vetëm vrasje dhe drogë, por sjell dhe kosto të jashtëzakonshme në ekonomi.

Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme që nuk janë vetëm të dukshme si vrasjet trafiku i drogave, por provokojnë dëme dhe shoqërive të vendeve të ndryshme të prekura nga ky problem, dëme ekonomive, tregut, konkurrencës së lirë, konkurrencës mes biznesmenëve të ndershëm”, tha prokurori.

Në vijim ai ka treguar se si grupet kriminale pastrojë para përmes investimeve në biznes.

Nëse pronari i një hoteli vendos ta shesë, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe vjen dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesë atij që ofron 200. Kjo prish konkurrencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurrencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore. Aktiviteti në dukje është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi. Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesëmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore“, tha ai.