Zyra e Prokurorit të Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç, me qëllim që të merren në pyetje.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviçit dhe Stevandiçit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiç.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, shkruan RTRS.

Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Srpska planifikojnë që entitetin në Bosnje dhe Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Srpska.

Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *