Sikundër raportohet, procedimi penal nga prokuroria e Katanias ka nisur më datën 27 tetor, 10 ditë pas proçedimit të nisur në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të rënda.
Procedimi në Itali ka nisur ka kërkesës së bërë nga prokuroria Rovena Gashi.
Dy muaj më parë, Ish-ministri Tahiri ka bërë publike një dokument për të cilin deklaroi se i kishte mbërritur nga Prokuroria e Katanias. Dokumenti, tha Tahiri, vërteton se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedim penal. Por, dyshimet tashmë janë se ai dokument i paraqitur nga deputeti është i falsifikuar.
Një ditë më parë, teksa gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” ndaj deputetit dhe urdhëroi sekuestrimin e pasaportës së tij si dhe “çdo mjet tjetër identifikues të tij të vlefshëm për daljet jashtë shtetit”, paraqiti përgjime të trafikantëve të “grupit Habilaj”, të pa publikuara më parë, që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës.
Veritas.com.al/