Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar një procedimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nisur nga kallëzimi i bërë nga KLD. Kallëzimi është regjistruar për veprën penale të kanosjes ndaj gjyqtarit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi ta kallëzojë penalisht ministrin pas akuzave që ai adresoi publikisht ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, në lidhje me vendimin e tij për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon.
Ishte prokuroria që kërkoi pezullimin e Çakos, pasi e akuzoi atë për “shpërdorim detyre” në lidhje me hetimet për skandalin e përgjimeve.