Analisti Fitim Zekthi thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e mbajti premtimin për shpalljen e kandidatëve për deputetë në muajin mars, pasi riorganizimi në parti nuk ndodhi, kjo sipas tij për arsye burokratike.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se degët e partisë kanë pasur problematika.

Lidhur me komunikimin në Whatsapp, ku Basha pret sugjerime nga qytetarët, Zekthi deklaroi se kreu i PD po përpiqet të gjejë një substancë për programin dhe alternativën.

“Çështja e daljes së kandidatëve të marsit. Në këtë kuptim, Partia Demokratike dhe Basha janë përgjegjës. Dua të bëj një shpjegim. Në shtator të vitit të kaluar, zoti Basha tha se Partia Demokratike do të hyjë në një fazë riorganizimi të plotë të degëve. Kjo gjë nuk ka ndodhur sepse organzimi ka ecur ngadalë, për shkak të problematikave të degëve.

Të gjitha këto lloj gjëra, kjo lloj burokracie e partisë, ka ecur më ngadalë, ka arsye tipike burokratike. Zoti Basha, krahas përcaktimit të kandidatëve, po përpiqet të gjejë një substancë edhe për programin, alternativën. Kjo do të jetë më shumë një indicie. Whastapp mund të shërbejë për diçka. Mendoj që po të ketë kritika, nuk është një gjë e keqe.

Basha ka përgjegjësinë të marrë Whatsapp dhe të lexojë sugjerimet, kritikat, të gjitha me radhë. Puna e programit aty vazhdon, ka kohë. Ka njerëz që po punojnë çdo ditë. Kjo për Whatsapp, do të japë indicien e fundit. Unë nuk mendoj se Partia Demokratike ka vështirësi të marrë informacione nga baza.

Kjo nuk e bën të pamundur. Partia Demokratike mund të jetë tkurrur, por jo se i mungon mundësia të marrë informacione. Lulzim Basha ka përgjegjësi, duhet të bëjë diçka në politikën shqiptare. Klasa politike është e vdekur. Ai nuk po hesht, mund të kemi kritika ndaj zotit Basha, po përkrah reformën në drejtësi”, theksoi ai.